Në një intervistë me katër gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e samitit mes liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit që zhvillohet nesër përmes video-lidhjes.
Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se. nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.
I pyetur nga DTTNet. A jeni ju zoti Borell, sikur Gjermania, kundër idesë së shkëmbimit të territorit mes dy shteteve? A është ky pozicion i Bashkimit Evropian.
A është kjo temë jashtë tavoline dhe a mund të diskutohet për të, Borrel ka thënë se kjo duhet të zgjidhet mes Kosovës e Serbisë.
“Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa.
Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun.
Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve. Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.
Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira.
Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij”, ka thënë ai, raporton koha.