Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimeve që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Jemi shumë të shqetësuar me ngërçin në procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Sulmet terroriste i kemi dënuar përsëri në takime, që i patëm të ndara me Kryeministrin Kurti bashkë me Presidentin Macron, Kancelarin Scholz, Kryeministren Meloni dhe Presidentin Vuciq, për të shpjeguar edhe një herë se rruga e vetme përpara është normalizimi me dialog që rruga europiane kërkon normalizim mes dy palëve. Është një pengesë e madhe e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen spiralet e reja të dhunës”, ka thënë ai
“Palët nuk ishin të gatshme që të pajtoheshin me këtë, pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkuam nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit, që mund të bëhet vetëm përbrenda në kornizën e dialogut, sepse është e vetmja rrugë për ta për avancim në rrugën evropiane. Do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë që të arrijmë marrëveshje por sot fatkeqësisht s’ishte e mundur” ka shtuar Borell.