Vlerësohet se 4.3 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm, me Joe Biden i cili e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u detyrua të nxirte një ndihmë federale.
Por një nga përgjigjet më të çuditshme ndaj kësaj fatkeqësie ishte përhapja e një teorie virale në TikTok, Facebook dhe Twitter, që thotë se bora e madhe që ra në fakt ishte e rreme dhe se qeveria e lëshoi atë, për ta future Teksasin në kaos, transmeton Lajmi.net.
Madje, shumë njerëz ia hodhën fajin Bill Gates për këtë “borë të rreme”, duke thënë: “Faleminderit Bill Gates që provove të na e shitësh këtë borë si të vërtetë”, thotë një grua në një video.