• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka aprovuar udhëzuesin e ri për ristrukturim të kredive për shkak të Covid-19

03/02/2021 - 17:03:44
Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka aprovuar udhëzuesin e ri për ristrukturim të kredive për shkak të Covid-19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, kanë mbajtur një takim virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorët e bankave.

Në këtë takim virtual është diskutuar për situatën aktuale të sektorit bankar, i cili deri më tani me sukses ka përballuar sfidat operacionale të pandemisë, duke vazhduar kreditimin e ekonomisë, si dhe duke ofruar të gjitha shërbimet tjera bankare. Sistemi bankar ka vazhduar të karakterizohet me nivele të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, si dhe kualitet shumë të mirë të mjeteve, si rezultat i rregullativës adekuate financiare si dhe standardeve të larta mbikëqyrëse.

Lexo më shumë

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
12
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
24

Në këtë takim është bërë e ditur se pas monitorimit nga afër të zhvillimeve lidhur me pandeminë COVID-19 dhe në veçanti, ndikimin e valës së dytë të COVID-19 dhe kufizimet përkatëse të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, të martën Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka aprovuar udhëzuesin e ri për ristrukturim të kredive për shkak të COVID-19.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është që kredimarrësve që kanë hasur në vështirësi financiare si pasojë e pandemisë t’iu lehtësohet barra kreditore duke bërë ristrukturim të kredive pa implikuar ndonjë përkeqësim të tyre në regjistrin kreditor të Kosovës.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se roli i bankave për të siguruar rrjedhën e vazhdueshme të kreditimit për klientët mbetet i një rëndësie të madhe dhe me aprovimin e këtij udhëzimi, BQK-ja njeh rrethanat e krijuara në vend nga vala e dytë e COVID-19.

Një nga masat e marra nga Banka Qendrore e Kosovës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar është edhe ndalesa e përkohshme e shpërndarjes së dividentës, andaj nga ana e përfaqësuesve të bankave u ngrit kjo çështje duke kërkuar që të rishikohet kjo masë e ndalesës. Zëvendësguvernatori Havolli theksoi se BQK-ja do ta rishikojë këtë masë dhe se çështja e shpërndarjes së dividentës do të trajtohet në pajtueshmëri të plotë me praktikat dhe vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme në shërbim të tejkalimit sa më të lehtë të këtyre sfidave me të cilat po ballafaqohet ekonomia jonë, por gjithmonë duke pasur parasysh se sigurimi i stabilitetit financiar mbetet objektivi jonë kryesor.

Po ashtu inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e sektorit bankar që të forcojnë edhe më tej partneritetin me klientët, duke iu ofruar kushte sa më të përshtatshme për tejkalimin e sfidave që i ka shkaktuar COVID-19 në ekonominë tonë, por këto lehtësira kërkohet të jenë të bazuara në analiza të mirëfillta të riskut në mënyrë që mos të cenojnë qëndrueshmërinë e bankave.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përfaqësuesit e bankave falënderuan BQK-në për bashkëpunimin konstruktiv si dhe qasjen proaktive të saj në lidhje me masat e marra, dhe u zotuan që të rrisin mbështetjen për ekonominë e vendit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
12
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
24
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
21
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
28
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
24
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
19
Next Post
Isa Mustafa: Vjosa po sillet si rrebele e VV-së

Isa Mustafa: Ata që e thyen qafën në listën e VV’së nuk mund ta marrin flamurin e Rugovës

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi