Policia e Kosovës ka arrestuar nënë e bijë në Pejë, meqë dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait), raporton Express.
Pas intervistimit, të njëjtat janë liruar.
“Pejë 26.01.2024 – 00:20. Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.