Në Kosovën e pasluftës janë bërë shumë investime, por në shumë preje tyre ka pas edhe dështime dhe në shumicën e rasteve nuk e ka marrë dënimin e duhur.
Ne e hasim edhe sot një shembull të tillë të punës së keqe në një investim që është bërë në Komunën e Istogut, saktësisht në gjimnazin e kësaj komune ku ditë më parë u përurua një fushë e tenisit.
Siç shihet në fotot e publikuara nga asambleisti i PDK-së , në këtë komunë Labinot Aliaj, ai publikoi dy foto me përshkrimin se “jo vetëm një fushë tenisi, por edhe një mini pishinë”, pasi në foto shihet se fusha është mbuluar me ujë pas reshjeve te shiut, shkruan Telegramisot
Ky është postimi i plotë i deputetit të Kuvendit të PDK-së, Labinot Aliaj, i cili kritikon edhe partinë e tij, e cila është pjesë e qeverisë me LDK-në në Istog