Një grua sot ka “befasuar” qytetarët në Prishtinë, derisa është parë duke i mbajtur këmbët mbi pjesën e përparme të një veture me tabela diplomatike.
Në adresën te Telegramisot.com ka arritur një fotografi aspak e hijshme, ku një grua ka keqpërdorur në mënyrën më të ulët një veturë diplomatike.
Përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” sot është parë një grua e cila ka vendosur këmbët “në dritare” apo në pjesën e përparme të veturës Mercedes Benz.
Vetura siç shihet edhe nga pamjet ka tabela diplomatike, por që nuk dihet se kujt i takon.