Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq thotë se është larguar përfundimisht nga Serbia.
Njoftimin ai e ka dhënë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.
“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X.