Kolona të gjata janë krijuar edhe këtë vikend në pikën kufitare në Morinë.
Mijëra kosovarë kanë përzgjedhur shtetin amë që ta kalojnë vikendi, përkundër situatës së rënduar me pandeminë.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare të Morinës ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Kosovarët janë shprehur se nuk kanë frikë nga virusi. Tch raporton se numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6000.
Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufij.
Mijëra kosovarë kaluan vikendin në Shqipëri edhe gjatë javës së kaluar.