Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerim Latifi, është shprehur i pakënaqur nga procesi i rrjedhjes së zgjedhjeve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka akuzuar për vjedhje të votave dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor, kolegët e tij brenda PDK-së.
Latifi ka shkruar në Facebook se nëse komisionerët nuk janë me kandidatin për deputet, votat mund t’ia hedhin të tjerëve gjatë përpilimit të tabelave përfunidmtare.