Bitcoin me një tjetër rekord, vlera e kriptovalutës arrin në 57 mijë dollarë

Vlera e bitcoin ka shënuar sot një rritje tjetër rekord, që konsiderohet si rekordi më i madh gjatë këtij viti i kësaj kriptovalute – duke arritur në 57 mijë dollarë.

Për 2.5 për qind është rritur vlera e bitcoin duke arritur në 57.396 dollarë, transmeton TelegramiSot.

Lexo më shumë

Që nga fillimi i vitit e deri më sot, bitcoin është rritur për afro 72 për qind, e kjo rritje i atribuohet pronari të kompanisë Tesla që merret me prodhimin e veturave elektrike, pasi ka bërë të ditur se në këtë valutë virutale ka investuar 1.5 miliard dollarë.

E rritjes i ka kontribuar edhe numri i madh i investitorëve në bitcoin, ku shumë prej tyre kanë deklaruar se kanë filluar ta pranojnë si një valutë pa të cilën nuk mund të kryejnë asnjë pagesë.

Related Posts

Next Post
TermokosTermokosTermokos