• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Binjakëzohen komuna e Pejës, Bujanocit, Ulqinit dhe e Tetovës

18/02/2020 - 07:36:36
Binjakëzohen komuna e Pejës, Bujanocit, Ulqinit dhe e Tetovës

Në ditën e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën në Pejë, është hapur rruga e binjakëzimit mes komunës së Pejës, Tetovës, Ulqinit dhe Bujanocit, me nënshkrimin e dokumentit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal.

Dokumenti “Nisma për binjakëzim”, është nënshkruar nga kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ka qenë propozues i kësaj nisme, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetarja e Ulqinit Hadixhe Gjoni, si dhe Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal i Tetovës, siç quhet atje Kuvendi Komunal.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
3
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
21

“Ngritja e nivelit të bashkëpunimit në sfera tjera të jetës është e rëndësishme, sidomos duke pas para sysh intencës tonë me qenë sa më afër Republikës së Kosovës”, u shpreh kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ndërsa, për nënkryetaren e Ulqinit, Hadixhe Gjoni, nënshkrimi i këtij dokumenti nismëtar për binjakëzimin me Pejën, ka rëndësi të veçantë, pasi sipas saj, Ulqini me Pejën ndihen si familjarë, duke pas parasysh që pushimet verore, shumica e pejanëve i kanë kaluar dhe i kalojnë në Ulqin.
“Me dekada e ndajmë sofrën, të mirën e të keqën. Ne shqiptarët e Malit të Zi jemi të përgjysmuar pas ndarjes se shtetit jugosllav ku kemi qenë bashkë. Një lidhshmëri e Ulqinit me Kosovën është e rëndësishme. Dhe ky është bazamenti i çdo bashkëpunimi. Besoj që sfera e turizmit do të jetë numër një. Por edhe në sferën e arsimit, kur është Kosova në pyetje, si dhe në fushën e politikës dhe kulturës, nuk kam asnjë dilemë që komuna e Ulqinit do ta përkrahë këtë dokument që ne e kemi nënshkruar sot”, u shpreh Gjoni.

Bekim Mehmeti, kryetari i Këshillit Komunal i Tetovës, ditën e hënë e ka konsideruar si festë të dyfishtë. Së pari pjesëmarrja në ceremonitë e shënimit të ditës së pavarësisë në Pejë, e pastaj edhe nënshkrimi i dokumentit nismëtar për binjakëzim.

“Për mua ka qenë një festë e dyfishtë sot dhe një moment shumë i mirë për të ngritur bashkëpunimin ndërkomunal në një nivel institucional”, tha Mehmeti.

Sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, me këtë dokument është menduar që këtë bashkëpunim të deritashëm që ka ekzistuar mes këtyre komunave në fushën e kulturës dhe sportit, ta ngremë edhe në nivel institucional.

Me këtë binjakëzim, siç shkruan në dokumentin e nënshkruar, qëllimi është që të fuqizohen marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale, të cilat do të jenë shtytëse për zhvillime ekonomike, promovuese të kulturës, këshillues për ngritjen e cilësisë edukative, nxitës dhe mbështetës të aktiviteteve rinore, sportive dhe rekreative.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pas nënshkrimit të këtij dokumenti, përfaqësuesit e këtyre komunave duhet që t’u propozojnë Kuvendeve të tyre Komunale për të miratuar binjakëzimin mes komunave respektive.

Në dokumentin për “Nismën e Binjakëzimit”, të hënën kanë mbetur pa nënshkrime vendet ku shkruan Komuna e Zarës dhe Komuna e Durrësit, të cilat gjithashtu kanë një bashkëpunim të gjatë me komunën e Pejës, por që sot kishin munguar në këtë ceremoni të nënshkrimit të këtij dokumenti.
“Për shkaqe të angazhimeve të tyre, nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në këtë aktivitet zyrtarë të atyre dy komunave. Por besojmë se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe nga ato komuna ky dokument”, u tha përfaqësuesve të komunave tjera të pranishme, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
3
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
21
Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak
Lajme

Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak

September 22, 2025
4
Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri
Lajme

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri

September 22, 2025
6
Kastriot Bllaca, emërohet  u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”
Lajme

Kastriot Bllaca, emërohet u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”

September 22, 2025
10
Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
Lajme

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Next Post
Kosova shënon 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

12 dështime në 12-vjetorin e pavarësisë

Më të fundit

  • Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier
  • Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
  • Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi