Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 193 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 10988 nga gjithsej 42627 persona të testuar gjithsej.
Gjatë këtyre 24 orëve në Kosovë kanë vdekur edhe 8 persona me koronavirus, duke e dërguar numrin e vdekjeve në 373.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi ka mbërritur në 6616 raste me 205 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu, numri i rasteve aktive është 3999.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive 448 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, klinikat tjera të QKUK-së dhe spitalet rajonale.
375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi.
Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.