Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri në Durrës.
Shtetasi me iniciale A.L, 81 vjeçar, ka humbur jetën pasi është mbytur në një pus.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht në pus. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shkruan Top Channel.