Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai i tha kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.
“I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden në një deklaratë, raporton The Guardian, transmeton Express.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon avantazh në këtë situatë”, shtoi ai.
MD për Kodin Civil: Është punuar gjatë nga ekspertët, janë marrë për bazë edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve
Read more