Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se rregullat janë publike dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ministria e Infrastrukturës i ka thënë sot Gazetës Express se i është thënë leje Pacollt që me avion privat të vijë në Kosovë, ndërsa për pjesën tjetër vendos Ministra e Shëndetësisë.
Ministri Vitia thotë se për Pacollt do të vlejnë rregullat e njëjta si për çdo qytetar tjetër.
“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha.
Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia në një përgjigje për Kohën.
E, sipas rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë.