Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Bislimi, në “Debat Plus” ka thënë se Hoti i ka shkaktuar dëme qeverisë sidomos me disa deklarata.
Ai thotë se Hoti ka dhënë deklarata të veta dhe i ka paraqitur si qëndrime të qeverisë, përcjell Telegrafi.
“Hoti kurrë nuk i ka sjellë ato si propozime në qeveri”.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se ka takuar kompani të internetit për të sqaruar keqkuptimet që ka krijuar Hoti me deklarata.
“Unë është dashur të mbaj disa takime që të relativizoj dëmet që ka shkaktuar ai”.
Bislimi thotë se në publik është stigmatizuar Agim Veliu por sipas tij Hoti ka qenë oponenti më i madh në qeveri.
“Në publik është stigmatizua zoti Veliu si oponenti më i madh i kësaj qeverie. Ai mbase ka qenë dembeli më i madh në qeveri, por oponenti më i madh në qeveri ka qenë Avdullah Hoti”.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se Avdullah Hoti që në ditën e parë ka penguar punën e qeverisë.