• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Besa Berisha: Shkarkimi nga Hajdari, është poltik nuk ndahem nga burri për një pozitë në Telekom

08/03/2020 - 21:11:07
Besa Berisha: Shkarkimi nga Hajdari, është poltik nuk ndahem nga burri për një pozitë në Telekom

Ish-kryesuesja e Bordit të Telekomit Besa Shatri Berisha, ka thënë për “Expose” se vendimi për shkarkimin e tyre nuk ka pasur fare bazë ligjore.

Sipas saj, propozimi për shkarkimin e Bordit të Telekomit nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka qenë puro politik.

Lexo më shumë

Lamtumirë shi!!!

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
18

“Realisht ne informatën për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve e kemi marrë vesh nga mediat atë ditë në mbledhjen e qeverisë, ne kemi qenë në pritje të një takimi me Ministren Hajdari, për shkak se i kemi dërguar një ftesë për takim, për ti shtjelluar të gjitha problemet që janë në telekom dhe cilat janë prioritetet e telekomit, duke përfshirë edhe punën e Borditë që e ka kryer për dy vite angazhim, sidoqoftë ministrja ka vendosur se ka pasur material të mjaftushëm për të vlerësuar përformancën e Bordit, kanë marrë raportin e auditimit të vitit 2018, për të cilën Bordi ka pasurpunë vetëm 8 muaj dhe kanë vlerësuar përformancën tonë mbi atë raport dhe kanë ardhur me një rekomandim me të cilin kanë thënë se duhet të shkarkohet Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, duke e përmendur si arsyeje edhe Rezolutën që kishte kaluar në Kuvend dhe që kishte pasur disa pika”, ka thënë ajo.

Berisha vlerësoi se koha në të cilën është shkarkuar Bordi është shumë e ndishme për telekomin.

“Ne e kemi thënë disa herë që për shkak të mos vazhdimit të kontratës me Z Mobile, telekomi gjendet në një proces të dytë të Arbitrazhit, faza në të cilën shkëpuntën komunikimet dhe po ndryshohet vendim-marrja është jetike për telekomin nëse ky arbitrazh në cilin do rast do të humbet përgjegjësia do të bie direkt mbi Rozeta Hajdarin, e cila nuk e ka analizuar mirë gjendjen para se të marrë vendimin”, u shpreh Shatri Berisha.

Ish-kryesuesja e Bordit të Telekomit, cila është bashkëshorte e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, konsideron se kjo ka qenë arsyeja për shkarkimin e Bordit, duke eliminuar njerëzit e lidhur me politikën. Por, ajo mohon se do të ndahet nga bashkëshorti i saj që të ketë vend pune në PTK.

“Ministrja është dashur të paktën të pres edhe raportet e auditimit për vitin 2019 që ta ketë një pasqyrë më të qartë të punës së Bordit dhe angazhimit të tij, nuk ka pasur raporte të cilat i kishin sygjeruar se është i domosdoshëm një shkarkim i tillë.

Unë jam plotësisht e bindur që shkarkimi ka qenë puro politik, vetëm për faktin se disa nga të emëruarit kanë pasur lidhje familjare ose shoqërore me persona që janë të lidhur me politik, unë personalisht e kam bashkëshortin që është në AAK. Unë nuk e kam në plan me u nda me bashkëshortin për një pozitë në telekom” ka shtuar ajo.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në fund ajo paralajmëroi padi për ministren Rozeta Hajdari dhe Qeverinë e Kosovës, rast ky të cilin me bindje u shpreh se do ta fitojë.

“Ne si Bord do të vazhdojmë me padi, pasi që vendimi i ministres Hajdari ka qenë i paligjshëm dhe i pa bazuar si dhe përveç se ka dëmtuar reputacionin tonë dhe imazhin tonë në opinon ka dëmtuar edhe telekomin dhe fushëveprimtarin e tyre dhe jemi plotësisht të bindur se vendimi do të jetë në anën tonë.

Jemi në përfundim të dorëzimit të padisë.

Patjetër që do të kërkojmë dëmshpërblim, baza nuk ka qenë ligjore që të merret ai vendim për shkarkim.

Vendimi ka qenë puro politik, dhe vetëm sa për opinon dhe jo sa për faktet që kanë qenë në tavolinë..

Nuk është asgjë sekrete se telekomi është në buzë të falimentimit dhe nuk e kemi sjellur ne në këtë gjendje, ne e kemi gjetur në atë gjendje, sidoqoftë ne kemi marrë vendimet më të guximshme që janë marrë ndonjëherë në telekom, kemi shkëputur kontratën më të dëmshme e cila ka ndikuar edhe në prishje të shërbimeve dhe në kualitet të konsumatorët, ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave, ka ndikuar edhe në vetë imazhin e telekomit. Kemi bërë baza që telekomi të funksionoj në vitin 2020 me një profabilitet shumë më stabil se sa e ka pasur deri më tani”, tha ajo.

Share7TweetSendShareSend

Related Posts

Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
18
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
11
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
64
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
12
Next Post
Kujdes: Një gur i madh ka ra në rrugën Prizren – Prevallë

Kujdes: Një gur i madh ka ra në rrugën Prizren – Prevallë

Më të fundit

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
  • Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
  • Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi