Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret bisedime të vështira në Washington, por jo edhe ultimatume.
Ajo ka thënë se Serbia sot nuk ndodhet në pozitë që t’i vihen ultimatume
“Kemi shkuar me një ekip që është plotësisht i gatshëm të flasë për projektet ekonomike që do të sjellin në ndërlidhje më të mirë, normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, ka thënë Bërnabiq për “TV Pink”.
Ajo ka treguar se në agjendën e temave ekonomike, do të bisedohet për projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore Beograd – Prishtinë e “Autostrada e paqes”.