Veton Berisha ka shënuar një dopietë për Vikingun pas vetëm 45 minutave të para
Viking është duke luajtur me Aalesund në kuadër të javës së 13-të në kampionatin e Norvegjisë, shkruan Reporteri.net
Rezultati pas pjesës së parë është 2-1 në të mirë të Vikingut.
Te Vikingu në këtë takim treshja e sulmit përbëhet nga kosovarët, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha.
Berisha në këtë takim ka shënuar dy gola, i pari erdhi pas asistimit nga Bytyqi në minutën e 25-të, derisa i dyti nga penaltia në minutën e 42-të.
Kujtojmë që Vetoni është vëllau i Valon Berishës, që së fundi u transferua te Reims.