• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Berisha: “Do të ketë tym në Kosovë e jashtë kufijve ama jo tym të gazit lotsjellës”

27/04/2021 - 10:15:50
Berisha: “Do të ketë tym në Kosovë e jashtë kufijve ama jo tym të gazit lotsjellës”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar pas publikimit të dokumentit nga mediumi i afërt me Qeverinë. Ai tha se ky dokument është i shkruar në frymën e dokumenteve të kapitullimit, shkruan Gazeta Express.

“Meqenëse që nga procesi i Vjenës e deri te marrëveshja e Shtatorit të kaluar në Washington të SHBA-ve ne si Kosovë nuk kemi arritur të imponojmë tezat tona në tavolinën e bisedimeve, është pala tjetër, ajo Serbe e cila gjithmonë po e ka përparësinë e hapit të parë, e si rezultat i kësaj dalin në publik edhe kësi lloj “jo-dokumentesh” si dhe disa harta të dyshimta të gjoja ndarjes, të cilat kanë për qëllim matjen e pulsit të palës Kosovare për procesin e bisedimeve që na pret në muajt në vijim. Koncept dokumenti apo “non paper” siç po e quajnë, është i shkruar në frymën e dokumenteve të kapitullimit, dokumente të cilat të dy shtetet e cekura si iniciues të këtij “non paper” janë mësuar t’ia imponojnë njëra tjetrës gjatë shekullit të shkuar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook”.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
59
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33

Më tutje Berisha tha se nuk ka lideri në Kosovë e as parti politike që do ta nënshkruante dhe do te votonte për një marrëveshje siç është paraqitur në këtë dokument.

“Me bindje të thellë dëshiroj t’ju garantoj se nuk ka lider të Kosovës, parti politike, e as legjislaturë të Kuvendit të Kosovës që do të nënshkruante apo votonte një marrëveshje si kjo e parashtruar në këtë “non paper” apo ndonjë element të përmendur në të. Nëse dikush ka akoma iluzione se një gjë e tillë mund të realizohet, atëherë tymi i gazit lotsjellës që keni parë para disa vitesh në Parlamentin e Kosovës, nuk do të jetë më tym i lotsjellësit, dhe nuk do të mbetet më në Parlament, e besa as brenda kufijve të Kosovës!”, ka shkruar më tutje Berisha.

Me kujdes e lexova dhe ri-lexova një “koncept dokument” apo “non paper” siç po e quajnë, e që dje u publikua nga një media e Kosovës. Duke marrë parasysh se për nga definicioni këso lloj konceptesh janë jo-formale, ashtu edhe unë në mënyre jo-formale me një non-status dëshiroj ti them dy fjalë për të!

Meqenëse që nga procesi i Vjenës e deri te marrëveshja e Shtatorit të kaluar në Washington të SHBA-ve ne si Kosovë nuk kemi arritur të imponojmë tezat tona në tavolinën e bisedimeve, është pala tjetër, ajo Serbe e cila gjithmonë po e ka përparësinë e hapit të parë, e si rezultat i kësaj dalin në publik edhe kësi lloj “jo-dokumentesh” si dhe disa harta të dyshimta të gjoja ndarjes, të cilat kanë për qëllim matjen e pulsit të palës Kosovare për procesin e bisedimeve që na pret në muajt në vijim.

Koncept dokumenti apo “non paper” siç po e quajnë, është i shkruar në frymën e dokumenteve të kapitullimit, dokumente të cilat të dy shtetet e cekura si iniciues të këtij “non paper” janë mësuar t’ia imponojnë njëra tjetrës gjatë shekullit të shkuar.

Në këtë “jo-dokument” mungonte vetëm edhe përshkrimi i momentit dhe vendit se ku do të nënshkruhet ky kapitullim, por duke e njohur historinë, me siguri nënshkrimi parashihet të ndodh në një vagon treni diku në Beograd!

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për të gjitha shërbimet diplomatike të cilat do ta lexojnë këtë jo-status, dëshiroj t’ju përkujtoj se Kosova as nuk e ka humbur Luftën e Parë Botërore, e as Luftën e Dytë, për më tepër, Kosova dhe qytetarët e saj për vite të tëra kanë vuajtur nga aparteidi i regjimeve të Pashiqit, Rakoviqit e Millosheviqit për ti përmendur disa si dhe u kanë mbijetuar dy gjenocideve atij të vitit 1945 dhe të viteve 1998-99.

Me bindje të thellë dëshiroj t’ju garantoj se nuk ka lider të Kosovës, parti politike, e as legjislaturë të Kuvendit të Kosovës që do të nënshkruante apo votonte një marrëveshje si kjo e parashtruar në këtë “non paper” apo ndonjë element të përmendur në të.

Nëse dikush ka akoma iluzione se një gjë e tillë mund të realizohet, atëherë tymi i gazit lotsjellës që keni parë para disa vitesh në Parlamentin e Kosovës, nuk do të jetë më tym i lotsjellësit, dhe nuk do të mbetet më në Parlament, e besa as brenda kufijve të Kosovës!

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
59
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
17
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
23
Next Post
Abazi: PDK në panik sepse po vjen qeveria e Albin Kurtit

Ish-këshilltari i Thaçit: Boiken Abazi "miu" i laboratorit të Kurtit

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi