Qeveria Kurti ditë më parë themeloi Komitetin për të vlerësuar gjendjen e Kullave të Jasharajve në Prekaz, që do të kryesohet nga kryeministri Albin Kurti.
Por kjo nuk është diç e re pasi Komitet ishte formuar edhe nga qeveria Haradinaj dhe ajo Hoti, por që nuk u punua asgjë në Kulla që ato të mos rrezikojnë shembjen.
Se gjendja në Kulla është jo e mire e thotë edhe vet Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe djali i heroit Hamëz Jashari.
“Vetëm po shkon duke u përkeqësuar gjendja e objekteve, natyra është ka i ruan, përndryshe gjendja statike është jo stabile”, ka thënë Jashari në intervistën REPORTERI N’KOMUNA.
Ai ka thënë se Komplekti është në komptencat e qeverisë nga pasufta.