Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, vizitoi banorët e lagjes Kolovica në Prishtinë.
Aty u njoh për së afërmi me qytetarë të ndryshëm, të cilët shpalosën brengat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Nga ana e qytetarëve u ngritën çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizim.
“Programi im kryesor për lagjen Kolovica do të jetë renovimi i kanalizimeve, shtrimi i rrugëve, furnizimi me ujë të pijshëm.
Unë do të përkushtohem dhe do të japë kontributin maksimal në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e të rinjëve për një të ardhme më të mirë” shtoi Bekë Berisha.