Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha së bashku me Smajl Rugovën, u mirëpritën te familja e Ukë Idrizaj, në Cerrcë, transmeton Ballkani.info.
Berisha ka treguar se familja Idrizaj ka adresuar shumë herë kërkesë në komunë për asfaltimin e rrugës para shtëpisë së tyre por që ende nuk është asfaltuar.
“Kërkesa e tyre për asfaltim të rrugës para shtëpisë, është adresuar për vite me radhë në komunë, por, asnjëherë nuk është aprovuar.E njëjta ka ndodhur edhe me kanalin e ujitjes tek ura ‘Hajdin Beka’, siç e njohin banorët e kësaj ane, por, prapë kanë hasur në vesh të shurdhër”, ka treguar Berisha.
Berisha ka thënë se në planprogramin e tij, si pikë e projektuar për realizim të menjëhershëm është ndërtimi i të gjitha rrugëve lokale(asfaltim, kubëzim) e njëjta vlen edhe për rrugët fushore.
Postimi i plotë: