Heqja e homologimit për vetura është iniciuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ndërsa në këtë seancë është përkrahur edhe nga deputetja Donika Kadaj – Bujupi.
Votën pro, Kadaj – Bujupi e ka konfirmuar për Gazetën Express.
Përveç saj dhe Vetëvendosjes për heqjen e homologimit ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe Bekë Berisha, po ashtu, nga AAK-ja.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin e importit të veturave me ligj, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimit, raporton Gazeta Express.
Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet në seancën e radhës.
Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.
Homologimi i veturave është konsideruar si i panevojshëm edhe nga Bashkimi Evropian.
Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, e cila është në pronësi të Devollit.