Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha ka deklaruar se ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shkruan Telegramisot.com
Berisha tha se Konjufca me direktiva të SHIK’ut erdhi dhe u anëtarësua në AAK, kurse pastaj po ashtu shkoi në Vetëvendosje me direktiva të SHIK’ut.
“U kanë djalë i ri në Aleanc e mbaj mend mirë, e kish pas qu SHIK aty, kam pas respekt për to, dikur u largu shkoj në Vetëvendosje sigurisht apet me udhëzimet e SHIK’ut, këtu u bë i madh”, tha Berisha.
Berisha tha se Vetëvendosjen po e rrëzon nga pushteti Lidhja Demokratike e Kosovës.