Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me simpatizanë dhe qytetarë ka thënë se tashmë kemi një detyrë të madhe para vetes, duhet të përfundojmë ndërtimin e shtetit të Kosovës, raporton Gazeat Blic.
Tutje Pacolli ka theksuar se është obligim i çdo qytetari të japë kontributin e vet dhe ta ndërtojë Kosovën ashtu siç ka thënë presidenti Ibrahim Rugova.
“Ne tani kemi detyrë të madhe para vetes, duhet ta përfundojmë ndërtimin e shtetit i cili ka filluar të ndërtohet që nga themelimi i kësaj partie të madhe, LDK-së. Eshtë obligim i çdo qytetari të Kosovës që të japë kontributin e vet dhe këtë shtet ta ndërtojë ekzakt ashtu siç ka thënë Presidenti historik Ibrahim Rugova. As djathtas as majtas, e aq më tepër fare prapa, por vetëm përpara shoqërive të civilizuara” tha Pacolli para qytetarëve raporton Gazeta Blic.