Sipas dëshmive ekzistuese dhe notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje si njëri nga të dyshuarit kryesor, menjëherë pas vrasjes së tre heronjve të kombit nga Kosova, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, përveç tjerash edhe për faktin e vërtetuar se vet rusofili Pacolli veturën e tij të tipit Mercedes me targa zvicerane nga kantoni i Tiçinos, ku ai në vitet e 80 jetonte, me numra regjistrimi: TI-30408, ia kishte dhënë agjentit të UDB-së, Selim Brosha, të cilin sipas deklaratës së Pacollit e kishte edhe kushëri,shkruan Gazetaz.
Por për fatkeqësinë e shqiptarëve dhe familjeve të heronjve, të ashtuquajturit komandantë të luftës, të cilët pasi u ngjitën në pozitat më të lartat të shtetit, harruan patriotizmin në të cilin, vetëm me fjalë thirreshin vazhdimisht dhe u lëshuan pas vjedhjeve, zhvatjes e përvetësimeve të kundërligjshme, duke bashkëpunuar edhe me pjesëtar të BIA-së serbe si Bratisllav Nikoliq, që ishte këshilltari i Hashim Thaçit, Baton Haxhiu spiun i UDB-së, e deri te Begjet Pacolli i dyshuar si bashkëpunëtor i kësaj organizate kriminale, njerëz të zhveshur tërësisht, jo vetëm nga atdhedashuria, por edhe nga korrektësia dhe morali njerëzor, çdo gjë u heshtë dhe përmbi 20 vite mbeti e pa hetuar. Madje udhëheqjes shtetërore të Kosovës nuk i mjaftoi as fakti se Begjet Pacolli, me kërkesë të hetuesisë gjermane, menjëherë pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, fillimisht ishte marrë në pyetje si i dyshuar nga Policia Federale e Zvicrës kurse me 5 shkurt të vitit 1982 u morë në pyetje edhe nga vet policia gjermane në Heilbron të Gjermanisë, vetëm Kosova vazhdon të heshtë dhe të mos ndërmarrë asgjë për sqarimin e dyshimeve të bazuara për pjesëmarrje dhe ndihmë në këtë vrasje, nga ana tij.
E për t’u bërë akti i vrasjes në fjalë, edhe më kontrovers e pafundësisht i trishtueshëm, megjithëse sot e atyre ditëve të kobshme të tradhtisë kombëtare, Begjet Pacolli vazhdon të mbetet si njëri nga të dyshuarit kryesore të përgatitjes së vrasjes së 17 janarit të vitit 1982 në Untergruppenbach të Heilbronnit të tre patriotëve dhe prijësve më të shquar shqiptarë të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, dosje e cila në Gjermani edhe sot është e hapur, ai në Kosovën e pasluftës, nën ombrellën e kuislingut Hashim Thaçi ushtroi të gjitha funksionet më të larta shtetërore, që nga posti i presidentit të vendit, e deri te zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, gjë që është shumë tragjike, vetëm të paramendohet.
Se emri i Behgjet Pacollit, gjendet edhe sot në dosjen e hapur të vrasjes së tre patriotëve shqiptarë, më 17 janar të vitit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë, e dëshmon vet dokumenti nga hetimet e Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë, që deri më tani, mbetet dëshmia më bindëse e cila me fakte e implikon drejtpërsëdrejti Pacollin në përgatitjen e këtij akti kriminal të UDB-së, serbo-jugosllave.
Por sot, mjerisht të gjithë jemi dëshmitar se përkundër fakteve të shumta, derisa Hashim Thaçi qëndroi në krye të pushtetit politik dhe shtetëror të Kosovës, çuditërisht atë nuk e pengoi asnjëherë dosja e hapur e shtetit gjerman me dyshimet e argumentuara kundër Begjet Pacollit dhe Thaçi me shokë, ndoshta të blerë nga paratë e tij, gjithmonë i siguruan magnatit Pacollit një pozitë të lartë në krye të shtetit të Kosovës, akte që duhen hetuar deri në detaje nga drejtësia.
Dhe të paktën tani, kur kemi hy në vitin e dytë të rrëzimit të Thaçit me shokë nga pushteti, drejtësia kosovare përfundimisht duhet ta thyej heshtjen e të fillojë urgjentisht bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të shtetit mik të Gjermanisë, të cilat lëndën e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, vazhdojnë ta mbajnë të hapur për hetime dhe nuk e kanë mbyllur ende.
Për aq më tepër, përfshirja e Begjet Pacollit në vrasjen e tre heronjve kombëtar shqiptar nga Kosova, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, më së miri mund të shihet në dokumentin autentik të Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë, me deklaratën e dhënë nga vet ai, e cila e lidh Pacollin drejtpërsëdrejti me përgatitjen e vrasjes së tre heronjve të kombit në Heilbron të Gjermanisë.
Kështu që edhe sot e asaj dite, ai vazhdon të mbetet njëri nga të dyshuarit kryesor të këtij atentati tragjik të UDB-së serbosllave, përkundër Kosovës që për mbi 22 vite pas çlirimit, nuk ndërmori asnjë hap në këtë drejtim, prandaj dosja kundër tij, në Gjermani vazhdon të mbetet e hapur për hetime të mëtejme, pamje të të cilës mund të shihni në dokumentin pasues, në gjuhën gjermane dhe shqipe:
Përkthimi në shqip i dokumentit që e implikon Begjet Pacollin në hetime për përfshirjen në vrasje:
Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)
ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)
Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982
Notë zyrtare
Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;
këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408
Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.
Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:
tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.
10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.
Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.
Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.
Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.
Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.
(Nënshkrimi)
(Müller) KHK
Shto kësaj faktin se dëshmitar autentik të kohës së atëhershme, jetojnë dhe veprojnë edhe sot në Perëndim, të cilët të dëshpëruar me sjelljet e komandantëve të kriminalizuar, që për interesa të ngushta personale bashkëpunuan me dreqin e të birin, përfshi edhe tradhtar të kombit dhe spiun e bashkëpunëtor të Serbisë, kanë filluar serish të ofrojnë dëshmi nga ato kohë tragjike, dhe informacione të institucioneve të besueshme të shtetit gjerman, për përfshirjen e Behgjet Pacollit në agjenturat e UDB-së, si dhe bashkëpunimin e tij të drejtpërdrejtë në likuidimin e veprimtarëve më të zot kombëtar, të cilët pikë primare të sulmit UDB-ist, siç u dëshmua edhe me atentatin kundër tyre, kishin Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën!
Kështu që Prokuroria Speciale e Kosovës, pas heshtjes së pakuptueshme mbi dy-dekadëshe, duhet të zgjohet nga kapja e deritanishme korruptive e politike, e të nisë përfundimisht hetimin dhe dokumentimin e të gjitha dyshimeve ekzistuese të cilat janë ngritur në të kaluarën dhe po vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot nëpër media, Kundër Begjet Pacollit, mbi përfshirjen e tij në rrjetin kriminal të UDB-së, eliminimin e figurave kryesore dhe veprimtarëve më të shquar politik e kombëtar në diasporën shqiptare nga Kosova, pa e përjashtuar edhe dorën e zgjatur të vrasjeve tjera, të mbetura të pa zbuluara deri më tani, nga kohët e mjegullta të viteve të 80-ta, dhe ato të pas luftës, brenda dhe jashtë Kosovës!
Dhe për fund, sidomos sa i takon kësaj çështjeje të ndjeshme njerëzore e kombëtare, nuk mund të shtrohet më pyetje tragjik-komike se a duhet, por urgjentisht kërkohet të iniciohet hapja e hetimeve dhe me to, të merret drejtpërsëdrejti Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe AKI, të cilat e kanë për detyrë dhe obligim ligjor, që në bashkëpunim me Interpolin dhe shërbimet e sigurisë e të hetuesisë të shteteve mike, në të cilat ka vepruar kundërligjshëm Pacolli, dhe janë ngritur këto dyshime, si në shtypin e atyre viteve, ashtu edhe me dosjet zyrtare, të bëhet ri-konstruktimi komplet i tyre, qofshin ato edhe tërësisht të pushuara nga ndikimi i UDB-së serbe, me dëshmitarët e gjallë dhe teknikën bashkëkohore dhe të nxirret në sipërfaqe e vërteta e hidhur në mënyrë që zbardhja e këtij krimi makabër ta merr epilogun përfundimtar të ndëshkimit meritor ndaj Begjet Pacollit dhe të gjithë të implikuarit tjerë edhe ne Kosovë.
Ky është burimi i lajmit