Hulumtimet dhe analizat nga palët e treta po tregojnë qartë se PDK është duke u rikthyer, thotë zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi.
Sipas tij edhe Po! Ne jemi në garë për vendin e parë, shumë më shpejtë se që kishim pritur, por këtu edhe duhet të pranojmë se tri vendimet e kryetarit të partisë, z. Veseli e ka kthyer besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.
1. Shkuarje në opozitë me dinjitet e pak fjalë.
2. Qasja konstruktive se jemi opozitë ndaj qeverise (Kurti/Hoti), por jo opozitë ndaj shtetit të Kosovës.
3. PDK në vazhdimësi po ofron zgjidhje e propozime për çështjet me interes për qytetarët. Jo fjalë por zgjidhje të ofruara me shkrim.
“Edhe reforma në parti po jep rezultate. Për të gjithë neve, ky është një lajm i mirë, e sidomos për vendin. Por, ne duhet të vazhdojmë me qasjen e duhur në opozitë, por edhe reformën e thellë ndaj segmenteve që në vazhdimësi po e pengojnë rritjen tonë politike”, tha ëdhënësi i PDK-së.
Avni Bytyçi shtoi se për më pak se një vit, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se vendi ynë ka nevojë për një qeveri që di të marrë vendime, e jo një qeveri që flet shumë e propagandon, por kryen pak punë!