Bashkimi Evropian është informuar për agjendën dhe modalitetet e takimit në Washington, por jo për përmbajtjen e bisedimeve dhe dokumenteve.
Kështu tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano për Tanjug.
I pyetur nëse BE-ja, si ndërmjetësi kryesor në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ishte informuar nga partnerët amerikanë, se çka po diskutohet në Washington, ai tha se gjithmonë ka një shkëmbim informacioni midis Brukselit dhe Washingtonit kur bëhet fjalë për ngjarjet e organizuara nga Shtetet e Bashkuara që mund të kontribuonjë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.