Direktiva e fundit e Bashkimit Evropian është që në të gjitha vendet anëtare të bëhet pajisja e të gjitha veturave me kutinë e zezë.
Kjo direktivë ka ardhë si pasojë e aksidenteve me fatalitet dhe po shihet si një iniciativë për minimizimin e tyre. Sipas kësaj direktive parashihet se që nga viti 2024, çdo veturë e re duhet ta posedojë një kuti të tillë.
Ky vendim vjen për shkak të numrit të lartë i aksidenteve me pasojë vdekjen.
Kutia e zezë regjistron çdo veprim të veturës deri në çastin e aksidentit.