Gazetari Baton Haxhiu thotë se ishte Vjosa Osmani ajo që i dha fitoren Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundi. Sipas tij, në tërë fushatën zgjedhore diskursi i saj nuk ishte fitues, por në funksion të partisë së Albin Kurtit.
“Nuk e di sakt sa do të tërhjek Vjosa Osmani (nga LDK) . Nuk e di sepse ka rezultuar dikur që LDK’ja përkrah ndonjëherë njerëz brenda partisë së saj që e kundërshtojnë liderin por e dojnë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dyshoj që Vjosa Osmani ka kapacitet me bo diçka vetë”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin Pressing në T7.