Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që shprehet e bindur se do t’i marrë mbi 50% të votave të elektoratit.
Edhe disa sondazhe e qesin VV-në si parti që mund të arrijë 50% dhe ta kalojë atë.
Por gazetari Baton Haxhiu nuk beson se partia e Albin Kurtit mund të arrijë këtë përqindje.
Haxhiu beson se VV më së shumti mund të fitojë 43 deputetë.
“Maksimumi që mund të arrijë VV me Vjosa Osmanin është 38-39% dhe 41 deri 43 deputetë”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se pas zgjedhjeve problem nuk është bërja e qeverise, por zgjedhja e presidentit të vendit.