Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në profilin e tij në fcb, në lidhje me zhvillimet në Gjyakatn Speciale në Hagë.
Zeka ka deklarua se kjo e fundit e ka ftuar si të dyshuar edhe gazetarin Baton Haxhiun
Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës
Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane
Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.
Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe
Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.
Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.
Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.
Telegramisot, ka provuar ta merr një qëndrim nga Baton Haxhiu, por ky i fundit ka qen i pa qaseshem në telefon.