Sot Policia gjermane ka bastisur dy banesa të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të sulmuesit Kujtim Fejzulai, i cili në nëntor të vitit të kaluar vrau 4 persona në qendër të Vjenës para se të vritej nga forcat e sigurisë.
Sipas Prokurorisë kjo bastisje u krye në banesat e shtetasit kosovar, Blinor S., dhe shtetasit gjerman, Drilon G., pasi që të njëjtit dyshohen se nuk kanë raportuar për planet për sulme te autoritetet.
Pas bastitjes, Prokuroria tha se të dyshuarit kanë pikëpamje radikale islamike dhe ishin në kontakt të ngushtë me sulmuesin përmes rrjeteve sociale.