Zyrtarë të EULEX-it janë duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Kujtojmë se dje Gjykata Speciale e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës ndaj tij. Pas kësaj, Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit.
Klan Kosova ndodhet në vendin e ngjarjes dhe njofton se bastisja brenda shtëpisë së Thaçit është duke vazhduar.