Policia e Kosovës dje në orët e pasditës ka bastisur dy banesa të një të dyshuari, shtetas serb, në veri të Mitrovicës, me urdhër të Gjykatës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë bastisjes burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se në njërën nga banesat e të dyshuarit u gjetën mbi 21 mijë euro, 100 dollarë dhe mbi 500 dinarë serb.
Ndërsa në banesën tjetër, Policia gjeti marihuanë, afër 60 mijë euro, 100 franga zvicerane, 50 dollarë australian, 100 dollarë amerikan dhe 300 kruna suedeze.
Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.