• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Bashkimi Evropian kritikon kufizimin e lirisë së mediave në disa vende anëtare

19/03/2021 - 20:34:57
Bashkimi Evropian kritikon kufizimin e lirisë së mediave në disa vende anëtare

Bashkimi Evropian paralajmëroi të mërkurën për “zhvillime shqetësuese” sa i përket lirisë së mediave në vendet anëtare lindore: Hungari, Poloni dhe Slloveni.

“Udhëheqës të fuqishëm janë ata që fitojnë respekt përmes veprimeve të tyre, që pranojnë shumëllojshmërinë e mendimeve dhe që i lejojnë qytetarët të informohen siç duhet, e jo ata që përpiqen t’i heshtin zërat kritikë”, tha para Parlamentit Evropian zëvendëspresidentja e Komisionit, Vera Jourova.

Lexo më shumë

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

November 12, 2025
7
Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

November 12, 2025
8

“Për fat të keq, në muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime shtesë shqetësuese”, tha ajo.

Jourova kujtoi se autoritetet në Hungari ia kanë ndërprerë valët radiostacionit kryesor të pavarur, Klubradio, i cili ka qenë kritik ndaj Qeverisë populiste të kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria mbyll radion e fundit të pavarur

Ajo foli edhe për protestat e transmetuesve në Poloni kundër një takse të reklamave për mediat joshtetërore, që, sipas tyre, e kufizon pluralizmin.

Në Slloveni, Jourova kritikoi “përpjekjet e Qeverisë për të minuar financimin e qëndrueshëm dhe pavarësinë e agjencisë kombëtare të shtypit”, si dhe “sulmet e shpeshta verbale kundër gazetarëve”.

“Për të gjitha këto raste, Komisioni ka qenë në kontakt me autoritetet kombëtare dhe vazhdon ta monitorojë situatën”, tha Jourova.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Më lejoni t’ju siguroj se Komisioni do të veprojë kur ka raste që lidhen me pajtueshmërinë e ligjeve ose vendimeve kombëtare me rregullat e BE-së”, theksoi ajo.

Komisioni ka lëshuar disa “vërejtje për shkelje” në Hungari dhe Poloni dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka mbështetur disa ankesa.

Por, ato kanë bërë pak për të ndryshuar drejtimin politik të qeverive në fjalë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje
Lajme

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

November 12, 2025
7
Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit
Lajme

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

November 12, 2025
8
Sot pritet të përfundojë verifikimi i votave në Mitrovicë
Lajme

Sot pritet të përfundojë verifikimi i votave në Mitrovicë

November 12, 2025
5
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Arrestohet një person në Istog për vrasje në tentativë

November 12, 2025
13
“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare
Lajme

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
10
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Lajme

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
7
Next Post
Kaq vite u dënua sot dorasi që deshi ta vrasë Ibrahim Tatlises

Kaq vite u dënua sot dorasi që deshi ta vrasë Ibrahim Tatlises

Më të fundit

  • Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje
  • Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit
  • Sot pritet të përfundojë verifikimi i votave në Mitrovicë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi