Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha iu rikthye sërish debatit mbi pagat dhe shpërblimet e personelit shëndetësor, nën presion prej muajsh nga emergjenca pandemike.
Qeveria shqiptare ka njoftuar një rritje rrogash për mjekët dhe infermierët, por sipas kryeopozitarit “rritja e pagave të tyre është jetike, por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale”, ndërkohë që nuk është lëvruar ende shpërblimi me 1000 euro i premtuar.
Për Bashën, “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve te koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon”.
Sipas platformës së PD-së, parashikohet që mjekëve t’u jepet një rrogë mesatarisht 1200 euro, ndërkohë që për infermierët mund të shkojë në 700 euro