Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin dhe qeverinë e re të Kosovës në përmbushjen e përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave, shkruan Gazeta Sinjali.
Basha ka shkruar se është i bindur se forcat politike në Kosovë do të gjejnë një gjuhë të përbashkët në tejkalimin e pengesave.
“Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”, ka shkruar ai.