Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim ka reaguar në lidhje me masat e reja që qeveria ka marrë në lidhje me mbrojtjen nga Covid-19.
Baraliu ka vlerësuar lartë aktin e ministrit të shëndetësisë duke thënë se është gjëja më e mençur që ai ka bërë, përcjell “Bota sot”.
Më tej, analisti thotë që në këto 10 ditë qeverisë i mbetët të gjejë metoda për zbutjen e efekteve negative financiare, sigurimin e vaksinave dhe në fund të përshëndet me variantin britanik.
Gjithashtu ai thotë se nuk duhet të i kushtojë vëmendje Gjinovcit i cili tregon se si duhet të menaxhohet pandemia.
Postimi i plotë
Po e shoh që shumë njerëz shkurtëpamës nuk e kanë kuptuar vendimin e drejtë dhe të paevitueshëm të qeverisë dhe Ministrit
Arben Vitia
për masa rigoroze kundër pandemisë.
Unë them se, pavarësisht gabimeve gjatë fushatës zgjedhore, vendimi për mbyllje prej 10 ditësh është një akt i mençur, atdhedashës, dhe për t’u duartrokitur .
Çka mbetet në 10 ditët e ardhshme është që
1- qeveria të gjejë metoda për zbutje të efekteve negative financiare etj., përmes subvencioneve dhe masave tjera të ngjashme, dhe
2- sigurimin e 500K-1milionë vakcinave anti Covid për fillim të vakcinimit masiv në Maj.
… është për t’u përshëndetur edhe sqarimi shtesë rreth kërcënimit të shtuar nga varianti Britanik për mosha më të reja, për ata që kanë patur dyshim se a duhet mbyllur.
Mos i kushtoni vëmendje
Rron Gjinovci
t në lidhje me Covid; përveç që ka qenë gabim nga fillimi, duke deklaruar se nuk është Kosova në rrezik për shkak të moshës së re, edhe sipas definicionit fushata e tij përbën pikërisht sharllatanizëm: një person që nuk kupton gjë nga mjekësia (apo matematika e pandemisë) por jep këshilla ‘profesionale’ se çka duhet bërë dhe pse qeveria qenka gabim ta bëjë mbylljen.