Fshati Kçiq i Madh në komunën e Mitrovicës, shumë shpesh është bërë cak i hajnave.
Edhe mbrëmjen e së shtunës u krye një vjedhje në lagjen Hysenaj, ku madje u përdorën edhe armët, shkruan Reporteri.net.
Pikërisht kjo arsye i shtyu banorët e fshatit që të dalin në roje.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen banorët të mobilizuar që ta ruajnë fshatin nga hajnat.
Rojet thonë se janë 15 persona vetëm në lagjen Hysenaj, ndërkaq ka të tjerë në lagje të tjera.
Ndërkohë, sot kryesia e fshatit lëshoi një njoftim se “hajnat janë kthyer në fshat”.
Ata po dyshojnë se hajnat janë nga fshati i tyre. Për këtë, ata po ftojnë bashkëfshatarët të mbrojnë familjet dhe pasurinë tyre me gjitha mjetet.
“Sezona e vjedhjeve ka filluar në Kçiq të Madh. Struktura mirë e organizuar e hajnave që tash një vit kryen me dhjetra vjedhje të rënda në Kçiq të Madh, janë aktivizuar sërish! Për vetëm dy ditë (mbrëmë dhe parambrëma) katër familje janë plaçkitur nga hajnat në fjalë që kanë emër dhe mbiemër të njohur edhe për policinë (recidivist) dhe për fshatin! Por që çuditërisht po lëvizin lirshëm dhe të pa “trazuar” nga “shteti”, ndërkohë që lirinë e tyre po e shfrytëzojnë për të dëmtuar pasurinë dhe rrezikuar jetët e familjeve të fshatit”, thonë ata.