Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita nuk po ka arsye që të flasë për Qeverinë Kurti 2.
Bajqinovci deklaroi se opozita është në humnerë dhe sipas tij, për çdo gjë po mundohen që ta fajësojnë VV-në.
“Opozita nuk po ka ku me u kap për Kurtin dhe Qeverinë e Kurtit. Këta janë në humnerë, këtyre ju ka hup edhe arsyeja, se me bo me ra shi paradite thonë VV-ja i ka fajet, e masdite me ra kokrrizë thonë VV-ja i ka fajet”, tha Bajqinovci.
“Mund t’i trajnojmë që të jenë kritikues më të mirë”, tha ai në T7.