Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij nga AKR në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai për Televizionin 7, ka treguar arsyet që e shtynë ta lë partinë e Pacollit, e t’i bashkohet partisë së Albin Kurtit
Bahtiri e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si një nga subjektet më të fuqishme dhe sipas tij duhet t’i jepet drejtë këtij subjekti dhe liderit të saj Albin Kurtit që të provojë veten në ekzekutiv dhe të shihet puna e tij.
‘Është një njeri që më ka ndihmuar në shumë raste, e di shkathtësinë dhe guximin e tij’, tha Bahtiri.
Me Vetëvendosjen Bahtiri tha se i sheh tri gjëra: Drejtësia të vijë në pushtet, krimet të dërgohen para drejtësisë dhe të ketë zhvillim ekonomik të vendit.
Ndërsa, i pyetur se përse ia ktheu shpinën Pacollit, ai dha këtë përgjigje:
‘Z.Pacollin e kam mik, nuk është që ja kam kthy shpinën Pacollit por politikës së gabuar të AKR’së. Për këtë vendosa fuqishëm që njëherë e përgjithmonë të kalojë këtu” shtoi ai.
Kujtojmë se, bashkë me Bahtirin u anëtarësuan në Vetëvendosje edhe qindra anëtarë të tjerë.