Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se në takimin që do të mbahet në Ëashington Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme.
“Mos të bëjë kompromise në dëm të Kosovës, në emër të të ashtuquajturës ‘marrëveshje historike’”.
“Askush nga pala kosovare nuk guxon që të diskutoj për shkëmbime territoriale, asociacion të komunave serbe dhe amnisti për krimet e kryera gjatë luftës. Çdo kush që ka guxim t’i diskutoj këto tri çështje do të përballet fuqishëm me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit, e pastaj edhe me gjithë Kosovën”.
“Në rrethana normale kjo Qeveri duke qenë se është jolegjitime për shkak të mandatit të vjedhur, nuk është dashur të marrë pjesë në këtë takim, pasi që është e shantazhuar nga Lista Serbe dhe s’ka kredibilitet, e as nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës”.