Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me disa deputetë.
“Nga kryeparlamentarja znj. Osmani, mora vlerësim të lartë për menaxhimin e suksesshëm deri më tani të situatës me pandeminë COVID-19, ku ajo u shpreh e bindur se masat e reja të marra nga Komuna e Mitrovicës do të japin shembull të mirë tek qytetarët”, është shprehur Bahtiri, transmeton Klan Kosova.
“Para kryeparlamentares theksova faktin se në Mitrovicë po realizohen projekte madhore siç janë rregullimi i shtratit të lumit Ibër dhe Sitnica, projekte këto që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e mjedisit tonë. Për të përmirësuar ambientin komuna ka angazhuar edhe kompaninë publike “Uniteti” për pastrimin e gjithë qytetit, e cila në vazhdimësi kryen punë të shkëlqyeshme”.