Një polic i Kosovë është arrestuar për dhunë ndaj një 21 vjeçari në Prishtinë.
Ai është arrestuar nën dyshimet se më më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë, kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru.
Zenel Beka, babai i 21 vjeçarit nga Prishitna ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i njëjti polic keqtrajton djalin e tij, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se djali kishte lëndime të mëdha në kokë si pasojë e dhunës.
“Ai e ka goditur në krye. Niher i ka qite sprej masanej i ka sjellë. I ajtë u kanë në krye. I kanë thirrë njësinë speciale të cilët ia kanë tërheqë vërejtjen”, është shprehur ai në Frontal Live.
Falë ndërhyrjes së mjekëve 21 vjeçari tashmë është jashtë rrezikut për jetë.