Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 63-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë autori i kësaj ngjarje është G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Siç shkruan TCH, 63-vjeçari gjatë ditës së djeshme pas një sherri me të birin G.V., e ka plagosur me thikë.
Pas kësaj 63-vjeçari është arrestuar, kurse djali i tij ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.