• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Babai i Marigonës flet pasi Apeli e ktheu rastin në rigjykim “Kam dyshime të mëdha”

25/02/2024 - 08:54:46
Babai i Marigonës flet pasi Apeli e ktheu rastin në rigjykim “Kam dyshime të mëdha”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me akuzat për vrasjen e Marigona Osmanit, duke anuluar kështu vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila Krivaqën e kishte dënuar me burgim të përjetshëm e Sejdiun me 15 vjet burgim.

Lidhur me këtë vendim, ka folur Muhabi Osmani, babai i te ndjerës Marigona Osmani, i cili tha se vendimi i Apelit është vendimi më skandaloz që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë.

Lexo më shumë

Rashiqi: Listën Serbe po tenton të manipulojë votat e partisë sime

Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim

May 24, 2025
11
Los Anxhelos po zhduket nga zjarri i madh, 30,000 njerëz u larguan nga shtëpitë

Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt

May 24, 2025
12

Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim.

“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar”, tha ai.

“Me këtë vendim për rigjykim po na lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur”, theksoi Osmani për RTK.

“Unë kam dyshime të mëdha, sepse Gjykata ka prova të mjaftueshme për të dy të akuzuarit të cilët janë të involvuar direkt në vrasjen e vajzës sime. Unë mendoj se ka implikacione të mëdha në Gjykatën Apelit, sepse janë dy familje të forta të cilët kanë njerëz ne polici edhe në drejtësi” shtoi babai i të ndjerës.

Ndryshe, në njoftimin e Apelit thuhet se Krivaqa dhe Sejdiu do të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit ka gjetur se shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi I dhe II i aktgjykimit të ankimuar është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore të cilët formojnë elementet e veprave penale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, për arsye se dispozita ligjore nga nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 i KPRK, për të akuzuarin e parë i referohet privimit nga jeta të personit tjetër në mënyrë mizore apo dinake dhe jo për motive xhelozie, ndërsa përkitazi me pikën 1.4 të nenit 173 të KPRK, kolegji gjykues i shkallës së dytë ka theksuar se një rrethanë e tillë duhet të vërtetohet nga ekspertet e fushës përkatëse, e që në rastin konkret nuk është bërë nga ana e gjykatës së shkallës së parë”.”, thuhet në njoftim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Sa i përket të akuzuarit të dytë A.S, gjykata e apelit ka vlerësuar se, në raport me veprën penale nuk janë dhënë arsye të qarta dhe konkrete nëse veprimet e të akuzuari janë në pajtueshmëri me tiparet e veprës penale për të cilën i njëjti është shpallur fajtor. Mbi bazën e të lartcekurave kolegji i shkallës së dytë, ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale, aktgjykimi i atakuar përmban shkelje esenciale nga dispozitat e procedurës penale, pasi që mungojnë arsyet për faktet vendimtare të cilat janë thelbësore për vërtetimin e përgjegjësisë penale të akuzuarve, për çka gjykata e shkallë së dytë ka dhënë udhëzimet konkretet të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit, nga gjykata e shkallës se parë”.”, thuhet tutje në vendim.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Rashiqi: Listën Serbe po tenton të manipulojë votat e partisë sime
Lajme

Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim

May 24, 2025
11
Los Anxhelos po zhduket nga zjarri i madh, 30,000 njerëz u larguan nga shtëpitë
Lajme

Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt

May 24, 2025
12
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në veri

May 24, 2025
16
Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit
Lajme

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit

May 24, 2025
10
Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni  i cili punoj për BIA-n
Lajme

Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n

May 24, 2025
15
Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës
Bota

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

May 24, 2025
15
Next Post
Çka po ndodhë me Gurin e nënës Pashke Markajt

Çka po ndodhë me Gurin e nënës Pashke Markajt

Më të fundit

  • Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim
  • Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt
  • Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në veri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi