Ka kaluar një muaj që nga vdekja e të riut nga Gjilani, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve pas kthimit të tij nga Gjermania.
Sot, pas një muaji prindërit e të ndjerit kanë vendosur lule te vendi ku ka ndodhur rasti tragjik, ku humbi jetën Agoni, përkatësisht te konvikti numër 7 i Qendrës së Studentëve.
Babai i Agonit, Naim Musliu, e ka quajtur “burg të Albin Kurtit” vendin ku i vdiq i biri.
Më 3 maj në Qendrën e Studentëve Agon Musliu, humbi jetën duke rënë nga njëri prej objekteve të kësaj qendre.
Ai ishte futur në karantinë pasi ishte kthyer nga Gjermania.